E rëndë në Durrës, 48-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

234
fresco

Një ngjarje e rëndë është zbuluar një ditë më parë në Durrës. Një 48-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë.

Burime nga policia thanë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në lagjen numër 14.

midle

‘Në lagjen numër 14 në rrugë, është gjetur i vdekur shtetasi Sh. B., 48 vjeç, banues në këtë lagje’, thanë burimet zyrtare nga policia e qytetit bregdetar.

Nga veprimet e hetimore të kryera rezulton se, nuk ka shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Comments