E rrallë në Shqipëri! Ministri lëviz rrugëve të Tiranës në këmbë. (Foto)


E rrallë në Shqipëri! Ndryshe nga kolegët e tij, Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, ditët e pushimit lëviz rrugëve të Tiranës, pa shoqërues apo eskortë zyrtare.
Ministri i LSI Dervishaj është parë në këmbë, i vetëm po pret semaforin për të kaluar nga ana tjetër e rrugës në afërsi të liceut artistik.
Thjeshtësia e një qytetari ministër, bie lehtë në sy, pasi jemi mësuar që zyrtarët t’i shohim me petkun e tillë edhe në ditët e pushimit, ku jo rrallë herë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Me sa duket Sokol Dervishaj preferon që postin e ministrit ta përdorë vetëm në orarin e punës dhe për qëllime zyrtare.