E tmerrshme, lexojeni vet: Dimal Basha më 2012 e kriminalizoi UÇK-në si (ose më shumë) se Serbia dhe Rusia
Këto fjalë të mëposhtme e kanë autor, besojeni ose jo, Dimal Bashën:
“UÇK u financua nga para të drogës dhe trafikantëve të drogës”, “Trafikant të drogës dërguan njerëz të armatsur të luftojnë përkrahë tyre”. “Konflikti etnik legjitimoi dhe mbështeti lidhjen ndërkombëtare kriminale-politike të Kosovës në emër të ndërtimit të kombit”.
Krejt kjo në një artikull ‘shkencor’ të botuar në revistën “Open Edition Journalist” në bashkëautorësi me Jana Arsovska.
Artikulli në fjalë i Dimal Bashës, sot të zgjedhur Kryetar të Kuvendit të Kosovës, portretizojnë një luftë çlirimtare shqiptare të gërshetuar me krim transnaciona dhe trafikantë të drogës – kësisoji, duke jehuar një tregim që shkon përtej tregimit të regjimit të Millosheviqit dhe narracionit rus për luftën në Kosovë.
Qe disa prej pretendimeve më monstruoze të Dimal Bashës:
“UÇK-ja nuk mbështetej zyrtarisht nga asnjë shtet, kështu që duhej të mbështetej në burime të tjera alternative financimi (Raufer, 2003; Lewis, 2011; Lowen, 2011). Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së.8 Ndërsa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet, ka raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqimisht një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së (Jonsson, 2013)”, shkruan Dimal Basha.
“Në Belgjikë, i ashtuquajturi shef i ‘mafias shqiptare’ VH la plumba para dyerve të njerëzve nga diaspora shqiptare si një kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata duhej të paguanin në mbështetje të qeverisë në hije dhe UÇK-së nuk ishin realisht “vullnetare”.9 Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi i ofruar nga banditët patriotë që vepronin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare si Vendlindja Thërret ‘Atdheu thërret’. Xhavit Haliti ishte ish-kreu i logjistikës për UÇK-në dhe deri në vitin 2011 ishte një deputet i lartë për partinë PDK në Kosovë. Sipas një raporti të inteligjencës së KFOR-it, Haliti drejtoi Fondin Atdheu Thërret dhe kur financimi u tha, “u drejtua krimit të organizuar në një shkallë të gjerë”, shkruan Basha.
“Ngjashëm me Bosnjë-Hercegovinën, konflikti etnik legjitimoi dhe mbështeti lidhjen ndërkombëtare kriminale-politike të Kosovës në emër të ‘ndërtimit të kombit’. Konflikti u dha kriminelëve një mundësi për çlirim episodik nga kufizimet morale.11 Për më tepër, agjencitë perëndimore të inteligjencës gjithashtu mbyllën sytë ndaj lidhjes kriminale-politike që po shfaqej në Kosovë. Që nga fillimi i viteve 1990, shumë veta kanë qenë të vetëdijshëm për lidhjen midis UÇK-së dhe trafikantëve të drogës (Layne, 1999). Pas përfundimit të luftës së Kosovës, u raportua se Kosova u bë tokë pjellore për trafikantët e drogës dhe se sasitë e heroinës së trafikuar përmes Kosovës u dyfishuan (Klebnikov, 2000; Qendra për Studime Gjeopolitike të Drogës 2011). Pas konfliktit, vetë UÇK-ja u shpërbë zyrtarisht, megjithatë, shumë nga ish-komandantët e UÇK-së shpejt vunë një kapelë tjetër dhe u futën në politikë. Me politikën erdhi edhe krimi (Jonsson, 2013; Mitchell, 2002; Marty, 2010; Brunnwasser, 2011; ICG, 1999). Ish-komandantët e UÇK-së shpesh pretendojnë se të gjitha akuzat kundër tyre janë vepër e komploteve të huaja”, shkruna më tej ai.


