E tmerrshme: Personi në Prishtinë rrah bashkëshorten në sy të fëmijëve (Video)
Prezent në këtë ngjarje shihet edhe një e mitur që dëgjohet duke qarë. Në këtë ngjarje një kalimtare e rastit po ashtu shihet se është konfrontuar me sulmuesin, të cilin ka tentuar ta ndalonte teksa ai sulmonte bashkëshorten e vet.
E gjitha ngjarja besohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës. Në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e djeshme nuk është raportuar për një ngjarje të tillë, ndërsa deri më tani Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur thirrjeve të Insajderit për të dhënë detaje rreth rastit.