Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit.

‘Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i ka bërë babasë.

“I dashur baba. I forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë, gjithmonë qëndro afër nesh. Shqiptari inatçor”, ka qenë urimi i aktores, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, sipas biografisë së aktores, Cansu ka lindur në Turqi ndërsa prindërit në Greqi.

Vlen të theksohet se bukuroshja 36-vjeçare është shpall Miss Turqia 2000. /Telegrafi/