Edhe Gjermania largon kategorinë e bikinit në garën e më të bukurës [Foto]
Konkurrentet për më të bukurën e Gjermanisë më nuk do t’i shohim në bikini.
Organizatorët e kësaj ngjarje janë të vendosur që të heqin kategorinë e paraqitjen në veshjet në bikini.Ata thonë se gara tani do të fokusohet në “personalitetin” e konkurrentes më shumë se sa seksualitetin e saj.
“Ne duam ta kthejmë Mis Gjermaninë në një konkurs personaliteti “, tha drejtori organizator i ngjarjes, Max Klemmer.
“Për këtë, bikinit nuk janë shumë të rëndësishëm”, shtoi ai duke thënë se tani konkurrentet do të shfaqin modestin gjatë paraqitjes me ‘veshjet e verës’.
Rregullat e reja vlejnë edhe për meshkujt, ku ata do të paraqiten me xhinse dhe jo vetëm në të brendshme.
Ky vendimi vjen menjëherë pas organizatorëve të ngjarjes së bukurisë, Miss Amerikës, të cilët eliminuan kategorinë e rroba banje më parë këtë vit.