Më i emocionuar se zakonisht, është shfaqur kryeministri Ramush Haradinaj, kur ka folur për numrin e kontestuar të veteranëve, sidomos për Zonën e Dukagjinit ku ka komanduar.
Në një intervistë në Interaktiv, kryeministri Haradinaj e ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj.
E ka quajtur hajn dhe pishpirik, duke thënë se nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.
Haradinaj nuk e ka pranuar se deklaratat e tij janë presion publik për këdo që mund të merret me këtë lëndë në të ardhmen, por ka bërë thirrje që të vërtetohet nëse ka pasur mashtrime.