Edhe pas takimit me Thaçin, Hoti nuk lëshon pe – synon udhëheqjen e dialogut me Serbinë

525
fresco

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pala kosovare është e gatshme për dialog me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar pas takimit që kishte me presidentin Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Hoti para gazetarëve theksoi se Kosova është e gatshme që të rifillojë dialogun me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm. Ne e kemi artikuluar qartë qëndrimin tonë si qeveri, e kam koordinuar edhe me presidentin. Të mërkurën do të kemi takim me shoqërinë civile… Sa i përket Kosovës ne jemi komplet të gatshëm për dialog”, deklaroi Hoti.

Sa i përket udhëheqjes së dialogut, Hoti tha se Kushtetuta e Kosovës i përcakton qartë kompetencat e tija dhe të presidentit, Thaçi.

“Ato çështje as nuk shtrohen, kushtetuta është e qartë dhe kompetencat e mia dhe të presidentit janë mjaftë të qarta. Ne i kemi rolet e ndara, por është e rëndësishme që të jemi të koordinuar”, theksoi Hoti.

Në anën tërtër, gjatë ditës së nesërme Miroslav Lajçak do të vijë në Kosovë dhe do të qëndrojë për një vizitë tre ditore dhe kryeministri Avdullah Hoti, deklaroi se ka qenë në kontakt me Lajçakun gjatë kësaj kohe dhe se sipas tij, e rëndësishme është që të unifikohet qëndrimi i Kosovës në dialogun me Serbinë. /Lajmi.net/

Comments