Edhe Vjollca Berisha kandidate e mundshme e ASH-së për Tetovën?
Portali i afërt me ASH-në, ka paralajmëruar se dega e ASH-së Tetovë do të propozojë Vjollca Berishën si kandidate të mundshme për Tetovën. Siç shkruan Fol.mk Vjollca Berisha do të jetë kandidatja që do të përfaqësojë Aleancën për Shqiptarët në garën zgjedhore për të parin e komunës së Tetovës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Edhe pse gjatë ditës së djeshme një media tjetër e afërt më ASH-në publikoi emrin e një biznesmenit të suksesshëm tetovar, megjithat sot thuhet se ai nuk do të propozohet nga dega.
Siç shkruan më tej portali Fol.mk duke u thirur nga burime brenda ASH-së potencojnë se në asnjëfarë mënyrë nuk do të lejojnë imponim nga jashtë, dhe se legjitime për ta do të jetë vullneti i kuvendareve të Degës së Tetovës.
Ndryshe në Tetovë zyrtarisht do të garojnë nga BDI, Teuta Arifi nga PDSH Sadi Bexheti, nga BESA Bilall Kasami dhe nga ASH nuk ka ende kandidat zyrtar.