Edi Rama arrin tek familja e Hashim Thaçit, pritet nga djali i ish-presidentit [Video]

328

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron sot në Kosovë.

Ai tashmë ka arritur në Burojë të Skenderajt, saktësisht tek familja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë në një proces gjyqësorë në kuadër të Gjykatës Speciale.

Rama sot ka vizituar edhe disa kompani të vendit, ndërsa nesër pritet që të zhvillohet mbledhja e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Duhet përkujtuar që ndër vite, Rama dhe Thaçin kanë pasur një bashkëpunim e miqësi shumë të afërt.

Madje Rama ka vizituar atë edhe në Hagë, teksa vazhdimisht ka bërë thirrje për ndalim të procesit jo të drejtë të Speciales./Lajmi.net/

 

Comments