Edi Rama : Bashkia e re e Gramshit, nga një vend i harruar sot po jeton një transformim real

309


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur për zhvillimet në disa zona të Shqipërisë që më herët sipas tij kanë qenë të harruara, ka thënë se qeverisja e tij ka arritur të krijojë aty jo vetëm një mirëqenie sociale më cilësore, por edhe vende ku kanë pësuar transformime reale transmeton Faktiditor.Ai në njërën nga këto zona është ndalur te Bashkia e re e Gramshit, që sipas z. Rama , deri para tre vitesh një qytet krejt i harruar, ku makinat parkoheshin në qendrën e qytetit dhe nga të katër anët shihej rrënimi nga braktisja e qeverisë në Tiranë; sot po jeton një transformim real, me qytetin që po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër urbane me hapësira publike dinjitoze për banorët, që përveç jetës sociale më cilësore, përfitojnë dhe një rritje të vlerës së pasurisë së patundshme.
Edhe rruga e re që lidh Gramshin me Elbasanin sipas kreut të Qeverisë shqiptare , realizuar në dy vjet me standarde të shkëlqyera, i ka dhënë një frymëmarrje të madhe qytetit duke lehtësuar ndërlidhjen e gjithë kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe duke e bere lidhjen me Tiranën në më pak se 90 minuta!
“Këto zhvillime të mezipritura rrisin dukshëm nevojën për ta shtrirë më tutje, më shpejt transformimin, duke kultivuar dëshirën e njerëzve për të vazhduar të investojnë në biznese të vogla e në ferma, për të parë përtej kufijve asfikues të qytetit të vjetër në hapësirën e madhe të bashkisë së re, e cila ka një natyre të mrekullueshme dhe potenciale reale zhvillimi” ka deklaruar Edi Rama ./Faktiditor/.

Comments