Ejup Alimi: BDI e përqendruar te barazia ekonomike
Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ndërpresë majorizimin dhe mbivotimin përmes vendosjes konsensuale të cilën do ta kërkojë me çdo kusht në mandatin e ardhshëm. Për më tej, BDI do të insistojë që në krye të Komisionit për Çështje Ekonomike të vijë një shqiptar, i cili do të orientonte çështjet në drejtimin e duhur. Këto ishin disa nga planet e shpalosura nga Ejup Alimi, bartës liste në njësinë 2, Tahir Hani, zv/sekretar gjeneral dhe Driton Kuçi, ministër i ekonomisë, gjatë një paneli bashkëbisedues me studentë dhe të interesuar të tjerë.
Vendosja me konsensusi është pjesë e pesë përbetimeve, përmbushjen e të cilave e kërkon me çdo kusht BDI. Sipas z. Alimi, vendosmëria me konsensus, sidomos ajo për barazi ekonomike, vazhdon në binarët e ndërtuar nga vetë BDI, e cila nuk pranon asgjë më pak se barazi të plotë.
“Ne gjatë mandateve të kaluara kemi ndërtuar kapacitete që me forcat tona të arrijmë edhe vendosmërinë konsensuale por edhe barazinë ekonomike. Qeverisja e BDI-së bëri të mundur hapjen e shumë Zonave të Lira Ekonomike. Kemi dëshmuar se dijmë t’i dalim ballë çdo sfide për të mirën e shoqërisë. Në mandatin e ardhshëm do të zgjerojmë kompetencat që të arrijmë një barazi ekonomike për të gjithë shoqërinë shqiptare”, u shpreh z. Alimi
Kërkesat mes të cilave BDI do ta kushtëzojë pjesëmarrjen në një qeveri të ardhshme, sipas ministrit Driton Kuçi, ndërlidhen ngushtë me politikat e BDI-së, që të sigurojë barazi ekonomike dhe shpërndarje të barabartë të investimeve kapitale.
“Garantues për shpërndarje të projekteve të mëdha kapitale do të jetë edhe Agjencia për Rrugë Shtetërore e cila do të udhëhiqet nga kuadro të BDI-së. Të gjitha investimet ekonomike, sidomos ato kapitale, medoemos të ndërmirren me konsensus të plotë të dy komuniteteve më të mëdha”, tha mes tjerash ministri Kuçi.
Duke qenë se çështjet e rëndësisë së lartë nuk duhet lënë vetëm në dorë të mekanizmave siç është edhe “shumica e Badenterit”, zv/sekretari Gjeneral i Qeverisë Tahir Hani tha se tash është koha e duhur që Bashkimin Demokratik për Integrim ta inkorporojë mekanizmin e vendosjes konsenzuale.
“Përvoja e jetës parlamentare dhe përshtypja e përgjithshme në opinion publik se mund të ketë shkelje të principit të barazisë kur është në pyetje ndarja e mjeteve buxhetore, e ka shtyrë me të drejtë Bashkimin Demokratik për Integrim që ta inkorporojë mekanizmin e vendosjes konsenzuale, duke filluar madje që nga Qeveria, pra, para se buxheti të vehet para deputetëve. Po kështu, është i arsyeshëm insistimi që në krye të Komisionit për Çështje Ekonomike të vijë një shqiptar do të orientonte çështjet në drejtimin e duhur”, tha z. Hani.
Pos Miratimin e buxhetit me Konsensus dhe kryesimin e Komisionit Ekonomik, nëpërmjet të cilit do t’i kontrollon drejtpërdrejt të gjitha vendimet ekonomike të qeverisë, BDI do të kërkojë edhe një institucion tjetër të rëndësishëm siç është Këshilli për Zhvillim të Barabartë, duke garantuar më tej balancën drejt barazisë ekonomike. Më tej, nga BDI paralajmëruan se do të synojnë sautonomi më të madhe për pushtetin lokal përmes decentralizimit të plotë fiskal, pasi komunat më së miri e dinë se ku duhet.