Ejup Alimi: Kusht për Qeverinë e ardhshme, vendimarrje konsensuale për çështjet ekonomike
Bashkimi Demokratik për Integrim do të realizojë respektimin e plotë të vullnetit dhe të interesave jo vetëm politike, por edhe ekonomike të shqiptarëve, është duke imponuar vendimmarrjen me Konsensus. Kështu u shpreh Ejup Alimi, kandidat për deputet dhe basrtës I listës në Njesinë Zgjedhore nr.2.
“Në këto zgjedhje, një nga pesë Përbetimet e BDI-së dhe njëkohësisht një nga kushtet për krijimin e një qeverie të ardhshme, është Vendimmarrja Konsensuale për çështjet ekonomike”, tha mes tjerash Alimi.
Alimi paralajmëroi se në qeverinë e ardhshme BDI ka vendosur të ketë kryesinë e Komisionit Ekonomik, nëpërmjet të cilit do t’i kontrollon drejtpërdrejt të gjitha vendimet ekonomike të qeverisë.
BDI do të udhëheqë Këshillin për Zhvillim të Barabartë, duke garantuar më tej balancën drejt barazisë ekonomike”, tha Alimi, I cili paralajmëroi një hap më tej, një mekanizëm i vendimmarrjeje konsensuale që të arrihet edhe decentralizim i plotë fiskal.
“Kjo, për asrye se komunat shpesh e dinë më mirë se qeveria se ku duhet të investojnë lokalisht për të mirën e qytetarëve të tyre dhe për këtë, u duhet dhënë autonomi”, deklaroi z.Alimi.
BDI, tha z. Alimi, do të kushtëzojë qeverinë e ardhshme që të ketë vendosje konsensuale edhe për buxhetin e Agjencionit për Rrugë Shtetërore, duke pas në mend se Infrastruktura është element që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonave shqiptare.
Z. Alimi rikujtoi opinionin se BDI në pesë pikat i ka përfshi edhe çështjet e hapura politike të barazisë, duke vendosur theks të veçantë në barazinë ekonomike.
“Siç e thotë edhe kryetari Ali Ahmeti, jemi në një udhëkryq, nëse do të avancojmë edhe më shumë pas përparimit të bërë së bashku apo do të lejojmë të humbasim çdo gjë. Demokracia i ka mekanizmat e vet, e ka këmbimin e mendimeve të ndryshme, por e ka edhe votimin dhe mbivotimin. Në demokraci parimi i vendosjes së shumicës është parim universal, por ai nuk të mbron nga majorizimi, prandaj ne kërkojmë që kur të ndahen projektet zhvillimore, kur të vendoset për buxhetin, kur të miratohen ligje që kalojnë nëpër qeveri ose parlament, të mos vendoset me mbivotim, por me konsensus”, përfundoi Alimi.