Ekonomia botërore, në krizë më të thellë se në vitin 2008
Gjendja me virusin Korona do e godasë ekonominë botërore më shumë sesa kriza globale e vitit 2008. Asnjëherë më parë nuk mbahet mënd një ngecje e këtillë e ekonomisë botërore, theksojnë nga FMN-ja. Nevojitet që të gjitha vendet të mos shpejtojnë me ndërprerjen e gjendjeve të jashtëzakonshme në mënyrë që të mos shkaktohen dëme të mëdha ekonomike.
Asnjëherë në historinë e FMN-së nuk kemi qenë dëshmitarë të ndërprerjes së ekonomisë botërore. Tani jemi në recesion. Kjo është shumë më keq sesa në krizën financiare globale para një dekade. Është e domosdoshme në këtë krizë të jemi të gjithë bashkë. Më shumë se 90 vende kanë kërkuar mbështetje urgjente financiare nga FMN-ja për shkak të situatës me Korona virusin. Më të goditura janë ekonomitë në rritje në vendet në zhvillim që kanë humbur thuajse 90 miliardë dollarë amerikanë- deklaroi Kristalina Georgieva, Drejtoreshë e FMN-së.
Edhe Maqedonia është një nga vendet që mori përgjigje fillestare pozitive për ndihmë financiare prej 175.2 milionë euro. Qeveria duhet të dërgojë letër në FMN për shfrytëzimin e këtyre parave nga Instrumenti për financim të shpejtë që dalin nga paraqitja e Kovid 19. Nga FMN paralajmëruan edhe shfrytëzimin e rezervave të tyre për gjendje të jashtëzakonshme prej një trilion dollarëve amerikanë. Këto mjete do përdoren për ekonomitë e goditura, përfshirë edhe vendet afrikane që do duhet të zgjedhin mes luftës me Korona virusin dhe ushqimin e popullatës së tyre
Andrea Çobanova

