Ekskluzive:Lirohet nga paraburgimi Blerim Ramadani

273
fresco

Blerim Ramadani i mbajtur në Maqedoni të Veriut, sipas kërkesës së Serbisë, është liruar nga paraburgimi.

Burime të Indeksonline, kanë treguar se Ramadani tani mund të mbrohet në liri deri në përfundimin e procedurave. Indeksonline e sigurauar edhe vendimin për lirimin e tij./Indeksonline/

Sipas dokumentit Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16..08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.

Telegrafi ka kontaktuar MPJD në Kosovë për të konfirmuar lirimin dhe është në pritje të konfirmimit. Gjithashtu, Telegrafi Maqedoni pret konfirmim nga avokati Ibrahim Bajrami, i cili e përfaqëson Blerim Ramadanin para institucioneve të Maqedonisë së Veriut.

Blerim Ramadani ishte ndaluar me kërkesë të Interpolit të Serbisë./Telegrafi/

Comments