Ekspertët të bindur: Zgjedhjet e parakohshme do të shpallen të Dielën
Partitë i kanë hutuar qytetarët me afatet e përcaktuara për veprimet zgjedhore, për zgjedhjet parimisht të dakorduara më 12 Prill. Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski për Alsat tha se politikanët duhet ta kenë të qartë, se për afatet nuk mund të bëhet pazar. Ai apelon të kenë kujdes për kohën optimale për mbajtjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve, pasi bëhet fjalë për një operacion të madh që përfshin 100.000 njerëz. Derkovski thotë se KSHZ, është duke pritur që të shpallen zgjedhjet, sepse afatet rrjedhin nga ai moment.
Nëse taktizojmë me kohën, vetëm se mund ta vëmë këtë operacion në rrezik që të organizohet ashtu siç duhet dhe të kalojë në mënyrën sa më të mirë (1-57). Lidhur me ligjin, kur bëhet fjalë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të gjitha veprimet dhe afatet për organizimin e zgjedhjeve shkurtohen nga 5 ditë, kështu që praktikisht nga çdo veprim në rrjedhën e mëtutjeshme ka mundësi për shkurtim, ka kohë të mjaftueshme të organizohen zgjedhjet, por kjo s’ka lidhje me momentin e shpalljes së zgjedhjeve dhe me momentin e mbajtjes së tyre – tha Oliver Derkovski- kryetar i KSHZ-së.
Aleksandar Krzhallovski nga Qendra për bashkëpunim ndërkombëtarë, beson se të dielën kryeparlamentari Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet. Sipas tij, grindja rreth ligjit për Prokurorinë Publike është e madhe pasi rriten mundësitë për marrjen e datës që në mars.
Është e qartë që nevojitet një debat më i gjerë, madje edhe nëse nuk kishte zgjedhje sepse kishte marrëveshje për zgjedhjet e 12 prillit dhe kjo duhet të ndodhte kur ata tashmë kishin rënë dakord pa ligj të miratuar për PSP-në. Por nuk shoh dramë të madhe edhe po të mos miratohet PSP-ja dhe të shtyhen zgjedhjet, sepse natyrisht këtë vit do të ketë zgjedhje të rregullta, kështu që nuk është aq shumë problem as njëra e as tjetra aq sa tani po prezantohet në publik – u shpreh Aleksandar Kërzhalovski, Drejtor Ekzekutiv i QMBN.
Pasiguria për zgjedhjet e 12 prillit padyshim që do të vazhdojë sot dhe nesër.
Vesna Vellkova