Elina Duni dhe Eda Zari: Do protestojmë me këngë për të mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi (Video)

367

Dy këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Eda Zari e Elina Duni sot do të performojnë në protestën kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë.
Në një intervistë për KTV ato kanë thënë se bukuritë shqiptare nuk mund të shkatërrohen, dhe iu kanë thirrje qytetarëve që të vijnë në numër sa më të madh.
“Të gjithë artistët kanë ardhur me vullnetin e tyre për këtë kauzë. Është hera e parë që artistët i bashkohen një liste qytetare. Uroj që të ketë sa më shumë njerëz dhe besoj se do të jetë një koncert magjik. Jemi shumë të lumtur që po e bëjmë këtë gjë, shpresojmë se kjo nismë nuk do të mbetet vetëm aty. Momenti që uji të futet në tuba do të thotë se është vdekja e gjithçkaje, Valbona është e gjithë shqiptarisë. Na dhemb në zemër nëse një gjë e tillë ndodh”, ka thënë ndër të tjera Elina Duni.

Kurse Eda Zari ka thënë se së bashku duhet t’i thuhet jo shkatërrimit të Valbonës.

“Të gjithë së bashku do t’i themi jo shkatërrimit të Valbonës”, ka thënë Eda Zari, e cila ka ftuar qytetarët në protestë”, ka thënë Zari.

Protesta me moton “Mos ma prek Valbonën” fillon sot nga ora 14:00.

Video:
Comments