Eliza Hoxha për Kurtin: Do analizë e diagnozë të vërtetë

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, duke kritikuar mënyrën se si po synohet të bëhet liberalizimi i tregut energjetik, tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, “do analizë e diagnozë të vërtetë”.
“Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë. Kurti si majtist tani flet për liberalizim tregu në energji e ne të tjerë duhet të bijmë sërish në grackën e tij e të flasim se sa keq po bënë. Ta bëjmë të qartë se askush nuk është kundër liberalizimit t tregut. Por ama nuk mund të quhet e as të bëhet liberalizimi kështu si e proklamon deputeti aka Kryeministri ilegal në detyrë z.Kurti bashkë me ZRRE-në. Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para”.
Ajo tha se për këtë duhet të bëhet duhet një afat tranzitor.

“E dyta le të supozojmë se do kishte më shumë kompani, e kam thënë edhe më herët dhe po e ripërsëris që duhet një afat tranzitor për të lënë hapësirë e mundësi për bizneset që të përgatiten për të operuar në rrethana të reja”.
Hoxha tha se ky vendim arbitrar e dëmton sektorin që është taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit dhe e deformon edhe idenë e tregut të lirë.
“Reforma, liberalizimi i tregut dhe zhvillimi nuk do të arrihen asnjëherë me mendje që në emër të tyre instrumentalizojnë dhe dëmtojnë qytetarët. Kjo është mendësi e krijimit të varësive të reja në emër të ekonomisë së lirë dhe rëndesë e jashtëzakonshme”./Express/