Elmi Aziri kultivues i nepotizmit dhe manipulues i votës shqiptare

346
fresco

Shkruan : Arben Aliu

Të gjithë qytetarët e vendit prisnin një strukturë Qeveritare reformuese (edhe pse BDI është në pushtet pas gjithë krimeve) që do e luftonin krimin, korrupsionin, nepotizmin dhe dukuritë e tjera, por fatkeqësisht asgjë nuk po ndryshon. Elmi Aziri zv.Ministri për punë dhe politik Sociale që nga dita e parë e tij filloi të kultivon nepotizmin dhe krimin i cili në bordë ka punësuar vllain e vet Ramiz Aziri, profesor në Pançe Karagjozov në Shkup.
Edhe pse kjo strukturë qeveritare tentonte të bind opinionin se kinse janë për ndërtimin e një shoqëri dhe shteti të drejt dhe optimist në ecuri pozitive, zhvillim ekonomiko-social dhe integrues në fakt po vazhdojnë me të njejtin ritëm dhe ide sikur Qeveria e kaluar. Dëshmitarët okular na flasin edhe më tepër duke informuar se Aziri dhe familjarët e tij keqpërdorin pozitën duke shkuar nëpër lagje të Kumanovës dhe duke i manipuluar me votën e qytetarëve qytetarët kinse do jenë në lista për punësime pasi që të përfundojnë zgjedhjet lokale 2017. Qytetarët e Kumanoves janë tejet të shqetësuar për këtë lloj manipulimi nga Elmi Aziri dhe banda e tij. Shqetësimi i qytetarëve vazhdon të jetë edhe më i madhë kur të tjerët në parti janë me fakultete dhe presin prej ministrit që të zgjedh dhe vendos për fatin e tyre. Reagimet e qytetarëve ishin të karakterit se pikërisht ky Ministër kryjti fakultet me ndihmën e PDSH-së në Universitetin e Evropës Juglindore, por gjithashtu duke gëzuar privilegje pasi ishte zgjedhur edhe kryetar i studentëve duke mos paguar as participim për të ndjek studimet universitare. Privilegjet nuk u ndalën këtu por vazhduan deri në atë masë që nga UEJL-i morri bursë studentore, telefon zyrtar si dhe vetur. Sot ky njeri futet nëpër shtëpi dhe lagjëve të Kumanovës për të manipuluar pa fije turpi me të mbledhur diplomat e të rinjëve kinse do shpërblehen me punësime pas zgjedhjeve lokale bashkë me vllain dhe disa persona të paturpshëm duke nisur nga Bashkim Osmani, Osama Muhadini, Burhan Aliti,Ramiz Aziri, vëllai i Elmi Azirit dhe Bashkim Osmani kandidat për kryetar i LR -Pdsh

midle

Comments