Emiratet i bëjnë thirrje Izraelit të ulë tensionet në xhaminë e Al-Aqsa e Sheikh Jarrah (fotot)

469
fresco

Policia izraelite ka mësyrë dje brenda dy xhamive palestineze në Jerusalem duke qëlluar me plumba gome dhe granata zhurmuese për të shpërndarë besimtarët, pas protestave për dëbimet e mundshme të palestinezëve nga zonat e kolonive të reja izraelite.

Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa Shaheen Almarar shprehu dje shqetësim të thellë për dhunën e përdorur në xhamitë e Al Aqsa dhe qëllimet për dëbimin e palestinezëve nga tokat e tyre në zonën e Sheikh Jarrah.

Ministri i Emirateve dënoi dhunën e përdorur në tokat e pushtuara të Jeruzalemit Lindor dhe mësymjen në xhaminë e shenjtë të Al-Aqsa, që sollën plagosjen e më shumë se 100 civilëve të pafajshem.

Ai tha se EBA dënojnë bastisjen e xhamisë nga autoritetet izraelite  dhe theksoi se Izraeli duhet të marrë përgjegjësitë e tij sipas ligjit ndërkombëtar, duke mbrojtur të drejtën e palestinezëve për të praktikuar fenë e tyre dhe të ndalojë praktikat e dhunimit të shenjtërisë së xhamisë së Al-Aqsa.

Të paktën 205 palestinezë dhe 17 oficerë u plagosën në përleshjet e natës së djeshme në vendin e tretë më të shenjtë të fesë islame në Lindje të Jeruzalemit. Mediat dhe grupet e ndihmës tha në se palestinezët i qëndruan disa qindra policëve izraelitë me veshje të rënda.

Përleshjet vijuan në zonën Sheikh Jarrah të Jeruzalemit ku shumë familje palestineze përballen me dëbim nga shtëpitë.

Thirrje për qetësi u drejtuan dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe OKB, ndërsa Bashkimi Evropian dhe Jordania shprehen alarm për mundësinë e dëbimit të palestinezëve.

Më herët të premten, dhjetra mijëra palestinezë u mblodhën në kodrat rreth xhamisë për lutjet e të premtes së fundit para mbylljes së Ramazanit, duke protestuar për dënimet nga qyteti i Jeruzalem, që është qendra e konfliktit mizor të Lindjes së Mesme.

Policia përdori pompa uji me presion dhe autoblinda  për shpërndarjen e protestuesve.

Gjykata e lartë izraelite do të dëgjojë të hënën çështjen e dëbimeve nga Sheikh Jarrah.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 108 palestinezë të plagosur u dërguan dje në spital, shumica e të cilëve të goditur nga plumba gome.

Një prej tyre humbi një sy dhe disa të tjerë kishin plagë në kokë, por shumica e plagëve ishin të lehta, thanë autoritetet.

FOTO GALERI
1/12

Policia izraelite ka mësyrë dje brenda dy xhamive palestineze në Jerusalem duke qëlluar me plumba gome dhe granata zhurmuese për të shpërndarë besimtarët

Top Channel

Comments