ENA, 9-VJEÇARJA SHQIPTARE ME ROLIN KRYESOR NË “LES MISERABLES”

173

Moebel THEMA

 

Ena Vllasaliu është 9-vjeçarja shqiptare që së fundmi ka pushtuar teatrot e Dubait. Bëhet fjalë për muzikalin “Les Miserables” me autor Victor Hygo, ndërsa në produksion të së famshmes “Cameron Mackintosh” nga Anglia, shfaqje kjo që për një muaj rresht u shfaq në Teatrin madhështor të Dubait.  Ndryshe nga herët tjera, në rolin kryesor të fëmiut Cosette, pati fatin të luaj e talentuara shqiptare Ena – e lindur dhe rritur në Britani të Madhe. 9-vjeçarja, falë punës dhe talentit që kjo vajzë gëzon, arriti të sfidonte qindra konkurrente bashkëmoshatare nga ky Anglia, duke fituar rolin e të njohurës Cosette. Që nga mosha 3-vjeçare, Ena vijoi shkollën e baletit në Nottingham, kurse krahas baletit – ajo merret edhe me këndim dhe piano. Ka marrë pjesë në shumë festivale lokale dhe shtetërore të baletit dhe çdoherë është kurorëzuar me çmimet e para. Por suksesi i fundit padyshim vlerësohet si më i veçanti, pasi Ena arriti të hynte në produksionet e “Cameron Mackintosh” dhe në shfaqjen e madhe “Les Miserables” dhe të performonte çdo natë për një muaj rresht në Teatrin madhështor të Dubait. Pa dyshim që ky është veç fillimi i suksesit të këtij ylli shqiptar dhe presim të shohim sukseset e ardhshme në fushën e baletit dhe artit anglez dhe botëror. Ndryshe, muzikali “Les Miserables” me autor Victor Hygo, nga produksioni “Cameron Mackintosh” është shfaqur në mbi 70 milionë herë në 44 vende dhe 22 gjuhë të ndryshme të botes deri më tani. (koha.mk)

Comments