Enca Haxhia ka për t’i thënë diçka Tunës[Foto]

737
Pas një pauze të gjatë në skenë, Tuna është rikthyer fuqishëm.
Këngëtarja Tuna Sejdi –Berisha pas lindjes së djalit, Tian, u largua paksa nga muzika për t’iu përkushtuar djalit, shkruan lajmi.net

Mirëpo rikthimin e ka pasur të fuqishëm si me jetë private ashtu edhe atë profesionale.
Sa i përket jetës private të këngëtares, janë të ashtuquajturat ‘zënka’ mes saj dhe kunatit Robertit, ato të cilat u komentuan shumë në media.

Sa i përket kësaj ka pasur njerëz që ia kanë mbajtur anën Tunës e disa Robertit por ishte këngëtarja Enca Haxhia ajo e cila poashtu reagoi me një deklaratë në Instastory, dhe kjo sa i përket faktit se Tuna u paraqit tejet reale në emisionin ‘Xing’ ku ishte e ftuar bashkë me burrin e saj Patrisin.

‘’E dua atë për të vërtetën. Njerëzit e duan gënjeshtrën. Le ti përqafojmë realet dhe ti gjykojmë sa më pak se e vërteta është vlerë e vërtetë’’, tha Enca për Tunën./Lajmi.net/

Comments