Ende mister, tjetër përpjekje për të zbuluar origjinën e koronavirusit
Origjina e koronavirusit vijon të jetë një mister për të gjithë ata që kanë punuar për ta zbuluar prejardhjen e koronavirusit.
Fillimisht u tha se doli nga një laborator në Wuhan të Kinës, por ky pretendim është vetëm hipotezë.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara i kanë hapur rrugë një tjetër hetimi të dytë për të zbuluar origjinën e vërtetë të virusit që u përhap në të gjithë botën.
Diskutimet për këtë çështje u shtruan edhe gjatë takimit vjetor ministror të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Aty, Shtetet e Bashkuara theksuan kërkesën që ekspertët ndërkombëtarë të lejohen të vlerësojnë burimin e koronavirusit në ditët e para të shpërthimit të sëmundjes në kuadër të fazes së dytë të hetimit mbi origjinën e virusit.
“Faza e dytë e studimit mbi origjinën e COVID duhet të fillojë me një metodologji më transparente, të bazuar në shkencë dhe që u jep ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të vlerësuar plotësisht burimin e virusit dhe ditët e para të shpërthimit të pandemisë”, tha Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Xavier Becerra.
Mediat në Amerikë raportojnë se agjencitë amerikane të zbulimit po vlerësojnë disa informacione se studiues në laboratorin e virologjisë në Kinë ishin sëmurë rëndë në vitin 2019, një muaj para rastit të parë të identifikuar me COVID-19, ndonëse ende nuk ka prova që virusi të ketë dalë nga ndonjë nga ndonjë laborator. /k.k/noa.al/