Era Istrefi bën simbolin e shqiponjës në mes të stadiumit ‘Luzhniki’ në Rusi [Foto]
Këngëtarja Era Istrefi e ka bërë simbolin e shqiponjës në mes të stadiumit ‘Luzhniki’ në Rusi.
Pas suksesit që pati me performancën e saj atje, këngëtarja kosovare nuk e ka lënë pa festuar shqip, shkruan lajmi.net
”Njohje për të gjithë Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar ajo pranë imazhit të postuar ku shihet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
‘Live it up’ u titullua kënga zyrtare e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ të cilën e performuan Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam./Lajmi.net/