Erdogan: “Do ta zgjasim edhe me 3 muaj gjendjen jashtëzakonshme të Turqisë”

224
fresco

 

midle

5685f90fc461883e4b8b4605

Zgjatja e gjendjes emergjente për edhe tre muaj të tjerë do t’i bënte mirë Turqisë sepse vendi ka nevojë për më shumë kohë për të çrrënjosur kërcënimin që vjen nga grupet terroriste pas tentim puçit të dështuar në muajin korrik, ka thënë sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Duke folur një ditë pas rekomandimit të Këshillit Kombëtar të Sigurimit të Turqisë për ta zgjatur gjendjen emergjente, Erdogani tha se kjo masë do ta shpejtojë luftën e Ankarasë kundër terrorizmit dhe se ai beson se turqit do ta përkrahin atë.

“Qeveria do t’i bëjë vlerësimet e nevojshme dhe do t’i marrë hapat e nevojshëm [për këtë çështje],” ka thënë Erdogan.

Comments