Erdogan: Mbi 1000 luftëtarë të Hamasit po trajtohen në Turqi

440
fresco

Presidenti turk Tajip Erdogan tha se më shumë se 1000 anëtarë të grupit militant palestinez Hamas po trajtoheshin në spitalet e Turqisë, duke përsëritur qëndrimin e tij se është një “lëvizje rezistence”.

“Ne nuk e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste. Më shumë se 1000 anëtarë të Hamasit po trajtohen në spitalet e vendit tonë. Nëse e quani Hamasin një “organizatë terroriste”, kjo do të na trishtonte”, ka thënë Erdogani./Indeksonline/

Comments