Erdogan: Mobilizim kundër organizatave terroriste

207
fresco
“Si kreu i Republikës së Turqisë, bazuar mbi nenin 104 të Kushtetutës sonë, deklaroj mobilizimin kombëtar kundër të gjitha organizatave terroriste të lidhura me PKK-në, DAESh-in, FETO-n, DHKP-në dhe të tjerave, cilido qoftë emri i tyre, diskurset apo metodat”,– tha Erdogan përpara krerëve komunal në Pallatin Presidencial.
“Kushdo që ka informacione mbi aktivitetet e këtyre organizatave duhet të informojë urgjentisht forcat tona të sigurisë”,– shtoi më tej presidenti turk.
Erdogan nxiti gjithashtu forcat e sigurisë të mos hezitojnë të ushtrojnë autoritetin e tyre deri në fund. 1.178 persona janë vrarë gjatë luftimeve me PKK-në gjatë këtij viti, rreth 330 të tjerë janë vrarë nga sulmet e “Shtetit Islamik”, sikurse edhe 248 viktimat e shënuar gjatë përpjekjes së dështuar për grusht-shtet më 15 korrik.
Në serinë e fundit të sulmeve terroriste në Turqi, 44 persona, 37 prej të cilëve oficerë policie, u vranë pas dy shpërthimeve me bomba në lagjen “Beshiktash” të Stambollit, më 10 dhjetor. Sipas Erdoganit, rreth 9.500 militantë të PKK-së, përfshi edhe figura të larta, janë vrarë, plagosur ose kapur gjatë operacioneve të zhvilluara brenda dhe jashtë kufijve.
Erdogan përmendi gjithashtu edhe faktin që më shumë se 40 mijë persona janë ndaluar deri më tani, ndërsa mbi 10.500 të tjerë janë arrestuar gjatë operacioneve që kanë pasur për objektiv personat e akuzuar për lidhje me PKK-në.
Comments