Erdogan: Në Perëndim sëmundja islamofobi po përhapet shpejtë si kanceri
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot në Ankara deklaroi se bota duhet ta kuptojë se jo islami, por islamofobia përfaqëson kërcënim global dhe se pikërisht islamofobia i ka shkaktuar masakrat në Bosnje, në Arakan, si dhe tragjeditë të cilat ende po zgjasin në Palestinë dhe Turkistan, informon agjencia Anadollia.
Erdogani foli në Simpoziumin Ndërkombëtar “Mediat dhe islamofobia”, që sot dhe nesër po mbahet në Ankara.
Duke folur për islamofobinë, Erdogani deklaroi se kjo është sëmundje e cila në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Perëndim, përhapet shpejtë si kanceri.
Ai përkujtoi se përgjatë historisë gjithmonë ka eksituar rivalitet, tensione, e madje edhe përleshje të përgjakshme ndërmjet njerëzve të religjioneve të ndryshme.
Ai shtoi se, për dallim të tyre, Perëndimi gjithmonë e ka ruajtur arrogancën dhe urrejtjen e tij drejtë shoqërive të lindjes, veçanërisht drejtë turqve, nën termin “orientalizëm”.