Erdogan nga Tirana: Duhet të jemi më kritikë, armët të heshtin në Ukrainë, t’i themi ndal masakrës në Gaza

74
fresco

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, bëri thirrje për një qasje më të ndjeshme dhe më kritike ndaj konflikteve ndërkombëtare, duke u ndalur veçanërisht te lufta në Ukrainë dhe situata dramatike në Gaza.

“Duhet të jemi më kritikë, të armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Gjithsecili po kontribuon për një zgjidhje. Inkurajimi i palëve pa imponuar asgjë është e rëndësishme sa i takon një paqeje të drejtë. Kam pasur takime më vetë me Trump, Putin e Zelenskyn, Macron e Melonin. Zelensky ishte dje në Ankara, pas takimit me të vendosi të nisë bisedimet teknike që prej marsit 2022, një dritare e rëndësishme mundësie për të ndalur gjakderdhjen. Nuk duhet humbur. Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në këtë proces”, u shpreh Erdogan.

Lidhur me krizën humanitare në Gaza, ai tha se ajo ka përmasat e një tragjedie të pashembullt dhe kërkoi reagim të qartë nga Europa.

“Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare, çdo ditë dhjetëra të pafajshëm masakrohen. T’i themi ndal kësaj. Qëndrimi i pakompromis, agresiv dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën por të gjithë rajonin. Presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza. Më shumë se 2 milionë po vuajnë urinë dhe komuniteti ndërkombëtar s’ka marrë asnjë veprim. Nuk keni asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor përveç një armëpushimi të përhershëm. Të mobilizojmë dhënien e ndihmave.”

midle

Ai theksoi se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë e qëndrueshme për paqen në Lindjen e Mesme.

“Objektivi është zbatimi i zgjidhjes me dy shtete si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.”

Sa i përket çështjes së Sirisë, Erdogan tha se po hapet një kapitull i ri.

“Me përfundimin e një konflikti në Siri, një kapitull i ri është çelur. Me vendimin e Trump, ka treguar sesa rëndësi i jep stabilitetit rajonal. Shpresoj që ky vendim të shërbejë edhe për vendet e tjera. Kjo mbështetje do të ketë po ashtu një efekt përshpejtues për kthimin vullnetar, dinjitoz e serioz të sirianëve jashtë vendit.”

Comments