Erkan Arifi premton se do ta bëjë komunën qendër të artit, kulturës dhe sportit

233
fresco

Kandidati i AKI-së për Komunën e Likovës, Erkan Arifi në kuadër të fushatës zgjedhore premton se do ta bëjë komunën qendër të artit, kulturës dhe sportit. Arifi, thekson që do të punojë për ta bërë Likovën më të sigurt për qytetarët. Ndërsa pjesë e programit të tij thekson që do të jetë angazhimi për zhvillimin e turizmit malor. Për të rritur mirëqenien e banorëve të Likovës, Arifi premton zhvillim të biznesit të vogël dhe të mesëm.

“Në këtë mandat do të fokusohem që të kthejmë në një qendër të artit, kulturës dhe sportit. Ku rritet vetëbesimi i banorëve dhe ngrihet niveli i vetëdijes. Do të përmirësojmë edukimin cilësor dhe do të punojmë për një komunitet më të bashkuar dhe me më shumë mundësi për të gjithë. Komuna ku kam lindur, jetoj dhe do të vdes do të jetë vendi im i sigurt, për fëmijët tanë, ku çdo banor do të ndjehet i përkrahur dhe ku uniteti do të jetë pjesë e pandalshme e jetës sonë të përditshme. Jam i bindur se do ta bëjmë së bashku, besoni në vizionin tonë dhe në fuqinë e bashkimit”, tha Erkan Arifi, Kandidat i AKI-së për Likovën.

Comments