Ermal Fejzullahu takohet me kuzhinierin e famshëm, Nusret [Foto]

Tash e disa ditë, këngëtari Ermal Fejzullahu ka nisur pushimet së bashku me familjen në Turqi.
Bashkë me të është edhe artistja e njohur, Kida e cila ka raporte tejet të mira me familjen e këngëtarit, shkruan lajmi net.
Si çdo artist tjetër edhe Ermali ka takuar kuzhinierin më të famshëm në Turqi, Nusret ku ndau një fotografi në Instagram.

“Me balin Nusret”, shkruan ai gjersa shfaqet i buzëqeshur. Të shumta ishin komentet që pranoi nga fansat dhe miqtë e tij, duke mos munguar edhe ato pozitive.
Nga ana tjetër Ermali pati një verë mjaft të angazhuar me koncerte dhe ahengje të ndryshme. “Flakë” dhe “Daja”, janë bashkëpunimet e suksesshme që morën miliona klikime në kanalin, Youtube. /Lajmi.net/