Është regjistruar tërmet në Shqipëri, dridhjet janë ndjerë edhe në Maqedoni

84
fresco

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të instaluara në gjithë territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, pas mesnate, në orën 00:33, ka regjistruar një tërmet me epiqendër në zonën kufitare me Republikën e Shqipërisë, në pjesën jugore të Liqenit të Ohrit, rreth 120 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale prej ML2.4 sipas shkallës Rihter.

midle

“Sipas të dhënave të deritanishme të Observatorit, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane”, thonë nga Observatori Sizmologjik.

Comments