“Eurovision s’ka më vlera” – Vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi pas rezultatit zhgënjyes

8,202

Shqipëria e përfaqësuar nga Albina dhe Familja Kelmendi është radhitur e 22-ta në festivalin e 67-të të këngës “Eurovision Song Contest 2023”, finalja e të cilit u mbajt mbrëmë në Liverpool.

Ajo mori vetëm 17 pikë nga votat e jurive, ndërsa 59 nga votat e publikut.

Ky rezultat nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Shqipërisë.

Ka qenë bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, ai i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare.

Vataj ka thënë se Eurovision nuk ka më vlera.“Eurovision nga aspekti profesional e njerezore nuk ka me vlera! Familja ime eshte fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombetare”, shkroi ai.

Comments