EVN: Lagjet e përmbytura për shkaqe sigurie pa energji elektrike

239
Mbi 100 ekipe të EVN Maqedoni kanë dalur në teren për të rrregulluar defektet që qytetarët të mund të furnizohen me energji elektrike thonë nga kjo kompani, sipas të cilës në pjesën më të amdhe defektet janë riparuar.
Por në vendbanimet ku ka pasur vërshime, megjithse janë evituar defektet dhe mund të nis furnizimi me energji elektrike, kjo tani për tani nuk do të bëhet për shkaqe sigurie.
“Ka edhe venbanime ku edhepërkundër mundësisë për tu furnizuar me energji elektrike për shkaqe sigurie nuk është lëshuar furnizimi me energji elektrike, derisa ekipet që e pastrojnë terenin, policia dhe ushtria nuk bëjnë të mditur se mund të lëshohet energjia elektrike, që të mos shkaktohet problem më i madh.  Ato janë vendbanimet Hasanbeg, Smillkovc, rruga për në Haraçinë, Inxhikova dhe një pjesë e lagjes Ilinden”, tha Atanas Kovaçevski, nga EVN.
Probleme të ngjashme për furnizim me energji elektrike kishte edhe në rajonin e Tetovës, përfshie dhe kodrën e diellit dhe disa vendbanime në Maqedoninë lindore.
Comments