Fabrika gjermane në Viti do t’i punësojë 450 gra
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Vitisë, anëtare të Grupit të Grave, kanë vizituar sot Fabrikën gjermane “Wegner Industrie Consulting GMBH” në Viti, e cila pritet të fillojë punën se shpejti dhe planifikon te punësojë 450 gra te kësaj komune.Këto asambliste së bashku me përfaqësues edhe te institucioneve komunale, janë njohur për së afërmi me veprimtarinë e kësaj fabrike, planin dhe dinamiken e punës së saj. Kjo vizitë ka ndodhur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.( epokaere)