Facebook largon mbi 110 mijë postime të keqinformimit rreth COVID-19 nga llogaritë australiane
Si pjesë e kodit për goditje ndaj keqinformimit, kompania Facebook ka hequr më shumë se 110,000 pjesë të keqinformimit në lidhje me COVID-19 të krijuara nga llogaritë australiane në vitin e parë të pandemisë.
Në shkurt, Facebook, së bashku me Twitter, Google, Microsoft, Redbubble dhe TikTok, nënshkruan një kod të ri vullnetar të industrisë që synon të luftojë keqinformimin dhe dezinformimin në internet.

