Fadil Kajtazi: Nuk ka fyerje më të madhe ndaj dinjitetit të shqiptarëve sesa përdhosja e Kuvendit të Republikës

TURP, TURP, TURP…
Çfarë t’u themi ne të rinjve serbë në Mitrovicë?!
T’u themi se na kanë fyer dinjitetin tonë? Jo, brohoritja “Kosova është Serbi” nuk është më armiqësore sesa veshja e deputetes së shkretë, e cila në qytetin tim mori më shumë vota sesa pishtari i lirisë, Hydajet Hyseni.
Nuk ka fyerje më të madhe ndaj dinjitetit të shqiptarëve sesa përdhosja e Kuvendit të Republikës – institucion i ndërtuar mbi një lumë gjaku. Ky institucion, që për një shekull sa ka zgjatur koha e krijimit të tij, në themel ka saktificën e mbi 700 mijë viktimave. Vetëm gjatë luftës së fundit për të u vranë rreth 12 mijë vetë, shumica e tyre me tortura, 20 mijë gra u dhunuan dhe mijëra të tjerë mbeten të pagjetur.
Kjo deputete nuk ka fuqinë të marrë kazmën dhe të shembë Kuvendin tonë; ajo ka vetëm një mundësi: t’i japë shtëpisë sonë më të madhe – Kuvendit – pamjen e një bordeli.
T’i themi “turpi të mbuloftë”? Kjo nuk e njeh turpin!
Përmes deputetës Saranda Bogujevci, gjitha grave fisnike të Kuvendit ju kërkoj falje!