Fadil Murtezani sërish rikthehet në postin e drejtorit të Shkollës Fillore “25 Maji”

399
fresco

Drejtori i Shkollës Fillore “25 Maji”, në Hasanbeg, Fadil Murtezani i cili para dy ditëve u shkarkua nga posti, sot me vendim të kreut të Komunës së Gazi Babës, sërish është kthyer në këtë post, por si ushtrues detyre.

Paraprakisht kreu i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski pas shkarkimit të Murtezanit për ushtrues detyre emëroi IBe Mustafa, kjo shkaktoi reagimin e prindërve në Hasanbeg të cilët në shenjë revolte, organizuan edhe protesta, përmes të cilave kërkuan kthimin e Murtezanit në postin e drejtorit.

Comments