Familja Rushidi nga Hasanbegu e anashkaluar nga institucionet (VIDEO)

156

1

Edhe pas dy muajve nga nata e tmerrshme e gjashtë gushtit, familjet e vëllezërve Rushiti nga fshati Kamenik i Hasanbegut, ende nuk kanë kulm mbi kokë. Madje, siç potencojnë edhe vetë, ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga isntitucionet e shtetit, përveç ndihmave humanitare nga organizatat por edhe qytetarët vullnetarë. Rushit Nazifi, thotë se ata janë të strehuar në nga një dhomë në konvikt, por se frikësohen shumë nga fakti që dimri do të shkatërrojë edhe ato mure të shtëpive që kanë mbetur në këmbë.

“Privat diçka na kanë sjellë dhe faleminderit për ushqimet. Prej shtetit s’kemi marrë asgjë, Kryqit të Kuq i kemi marrë nga  13 200 denarë, këto që kanë qenë nga 30 mijë denarë, shteti s’ka dal me na pa, shtëpia është në katër anët e dëmtuar, e çame. Jemi t’u ndejt tek konvikti, nga një dhomë na kanë dhënë, nejse na kanë dhënë se ka edhe ma keq, por aty jemi tu ndejtë njëherë, dimri erdh dru skemi, turshia jo, dmth, s’kemi asgjë për dimër që duhet”, thotë Rushit Nazifi.

Ai gjithashtu thotë se vazhdimisht kontrollojnë llogaritë e tyre bankare, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Ndërsa, familjari tjetër Jonuz Rushiti thotë se jetojnë nga ndihmat sociale. Ai tregon se përveçse nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, shëtpitë e tyre nuk i ka vizituar asnjë nga politikanët shqiptarë në pushtet.

“Siç e shihni vet, kanë pas për të na dhënë ka 500 euro, ato sna kanë dhënë hala. Janë prishur me shpija me krejtlë, duhet me shku tek konvikti atje, por ska edhe pare për autobusë me hec këndej e andej”, tha Jonuz Rushiti.

Familjari tjetër Fadil Rushiti, u bën apel pushtetarëve shqiptarë, por edhe institucioneve të shtetit, që të mos lejojnë keqpërdorimin e mjeteve. Ai madje thotë se në të shumtën e rasteve ndihmat i kanë marrë ata që s’kanë pasur dëme, por jo edhe familjet më në nevojë.

“Unë jam i kënaqur që prej kur ka ndodhur kjo, prej Struge prej Gostivari, prej Kumanove, kanë ardhur na kanë ndihmuar na kanë dhënë diçka. A gjith këto kryetarët tonë që janë ato edhe i kanë keqpërdor ndihmat. I kanë marr ato që skanë nevojë, çato që kan nevoj sën i kan marr bash qysh duhet.Kur të bohet një ndihnmë shkoj te dera kshyre kush ka nevojë për ndihmë, e jo kush është më azgan e me i marr ndihmat, e me zor e me të njohshëm a ku e di se qysh. Këtë unë ua bëj e pal le ta shohin këtë punë pak ma mir e jo qysh si të dotë vetë.Me të njoftshëm është kryesorja mës shkoje puna, por të shkoje me nevojë”, tha Fadil Rushiti.

Edhe pse Qeveria premtoi se qytetarëve do t’ua dëmshpërblej të gjithë dëmin e shkaktuar nga përmbytjet, një pjesë e konsiderueshme ende se kanë marrë as ndihmën fillestare prej 500 eurove. Kuvendi muajin e kaluar e votoi edhe rishikimin e buxhetit të propozuar nga Qeveria  për dëmshpërblimin e të përmbyturve në Hasanbeg e rrethinë, por në prag të të dimrit, banorët druajnë se nuk do të kenë shtëpitë e renovuara dhe të ngrohura./Shenja

Comments