“Familjarët s’janë më për dasma por për punësime”, Haradinaj kritikon Kurtin

512

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj e pyet Kurtin se si do e rregullojë situatën në vend.

Haradinaj thotë se Kurti pengoi investimet në energji dhe rriti çmimin e rrymës, punësoi familjarët, kapi bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve. Haradinaj i përmendi Kurtit edhe shpenzimet e shumta për naftë të deputetëve të VV’së.

“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, pyet Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

– Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin

– Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione

– Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve

– Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?

Comments