Familjes Dalipi nga Mateçi i shtohet edhe një specialist internist, Ardian Dalipi

Familjes Dalipi nga Mateçi i komunës së Likovës i është shtuar edhe një specialist “internist”. Bëhet fjalë për mjekun Ardian Dalipi, i cili specializimin e ka kryer sot në spitalin e Kardiologjisë në Shkup, shkruan Faktiditor.ch
“Kumanovës dhe Likovës i është shtuar edhe një specialist internist. Urime vëlla dhe shumë suksese”, ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, dr.Rilind Dalipi, oftamolog.
Ardian Dalipi është djal i dr. Rexhail Dalipit, i njohur në Komunën e Likovës dhe të Kumanovës për veprimtarinë e tyre mjekësore mjaftë të suksesshme më shumë se tre dekada në Poliklinikën e tyre private “Neomedika”.

Edhe motra e tyre ass. dr. Adelina Dalipi ka diplomuar në degën e Gjinekologjisë dhe akusherisë.
Ps: Ardian Dalipi, i dyti majtas (foto pas diplomimit)