Fantastike: Në mes të Prishtinës, ‘babadimri’ i propozon të dashurës

“Më shumë se një mijë babadimra kanë vërshuar rrugët në kryeqytetin e Kosovës të dielën për të ndihmuar familjet në nevojë”, shkruan portali amerikan “Abc News”.Ishte viti i tretë që në Prishtinë familjet në nevojë ndihmohen nga këta babadimra për festat e fundvitit.

Shumë nga vrapues veshën kapele të kuqe dhe xhaketa si ato të babagjyshit, me disa mjekra të gjata dhe të bardha sportive.
Organizatori i ngjarjes Jusuf Islami ka thënë për Associated Press se numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit, duke shtuar se paratë e grumbulluara këtë vit ishin të mjaftueshme për të mbështetur 500 familje. Islami e përshkroi ngjarjen si një “mini-maratonë humanitare”.
Ndërsa pas mbarimit të mini-maratonës Jusufi në vijë të finisht i veshur si një babdimër i ka propozuar fejesë të dashurës së tij.