Faton Ramadani : Fadil Demaku e Ferat Shala si zyrtarë të lartë të SHIK-ut duhet të tregojn se përse vëllezërit e mi janë në burg

261

ra

Faton Ramadani, vëllau i të burgosurëve Ramadani dhe Kiçina që vuajnë dënimin për vrasjen e familjes Hajra, ka kërkuar nga i dënuari në rastin “Drenica 2” , Fadil Demaku që të tregojë se pse vëllëzerit e tij janë në burg pa faj.

Ramadani njihet si zë pro luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ju dalur në çdo rast në mbrojtje të gjithë të akuzuarëve për krime lufte. Poashtu edhe në rastin “Drenica 2 ” ku të dënuar janë vëllëzrit Demaku ai ka dalur në krah të tyre duke mbrojtur luftën e shenjët për lirinë e vendit tonë por që kërkon me ngulm që Fadil Demaku dhe Ferat Shala si zyrtar të lartë të SHIK-ut të tregojnë se përse vëllëzerit e tij janë të burgosur pa faj dhe vuajnë dënimin për vrasje edhe të fëmijëve.

“Këtë nuk mund ta durojmë, le të dënohemi për krime lufte, por jo për krime të pasluftës e vrasje të fëmijëve, këtë nuk mund ta durojmë, ne nuk vrasim fëmijë, ne kemi luftuar për lirinë e këtijë vendi.

Kurr nuk do të ndalemi, sepse e dijmë që jemi dënuar pa faj, vetëm e vetëm të shpëtojë dikush tjetër, e ai dikush tjetër, është SHIK-u, e që nga këta dy zyrtar të lartë kërkojë të tregojnë të vërtetën, shton Ramadani”./DrenicaSOT.

Comments