Faton Ramadani: Sot u emërua Ministër, personi që dyshohet pë krime të rënda

269

Ferat Shala e Faton Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, ka sulmuar ashpër ministrin e sapoemëruar Ferat Shala, duke thënë se ai ka gisht në vrasjen e familjes Hajra.

Faton Ramadani e sheh si provokim ndaj familjes Ramadani dhe Kiçina emërimin si Ministër të personit që dyshohet për vrasje të rënda në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Faton Ramadanit në Facebook:

Qeveri mafioze gradon persona te dyshuar per krime te renda ne pozita

Ferid Agani ishte minister i Ambientit dha doreheqje morale duke i leshuar rruge drejtesise qe te kryej hetime ndaj tij,
kurse sot Qeveria e Republikes se Kosoves emeroi pasuesin e Aganit ne Ministrine e Ambientit Ferat Shalen edhe pse nje deshmitar e akuzon ate per organizimin dhe ekzekutimin e familjes Hajra, ku qe 15 vite Vellezerit Ramadani e Kiçina mbajne burg per ate krim te pa kryer nga ta.

Familja jone emerimin e tij si Minister e sheh si provokim ndaj nesh dhe drejtesise, njekohesisht dhe shenje qe Prokoruria po frikesohet dhe heziton te kryej punen e saj,pasi qe EULEX posedon deshmi me se te mjaftueshme qe tregojne involvimim e Ferat Shales ne rastin ne fjale dhe ky emrim mund te jet pengim i te vertetes.

Comments