FC Shkupi gjatë ditës së sotme pritet të prezantojë trajnerin e ri!

316

FC Shkupi gjatë ditës së sotme pritet të prezantojë trajnerin e ri, i cili në këtë post do të zëvendësojë Zekirja Ramadanin, i cili u largua ditë më parë nga skuadra nga Çairi. Siç mëson “infOSport.mk” bëhet fjalë për një strateg turk, i cili pas vetes ka pasur një karrierë të bujshme futbollistike, mirëpo jo edhe prej trajneri.

Ramadani nga posti i numrit një të FC Shkupit u largua për shkak rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni, kur në dy ndeshjet e para morri dy barazime në kampionat, ndërsa u eliminua nga Kupa e Maqedonisë që në raundin e parë nga skuadra e Ligës së Dytë, Kit Go.

Prezantimi i trajnerit të ri pritet të ndodh gjatë stërvitjes së sotme të skuadrës “bardhekaltër”, kur edhe zyrtarisht do të nis punën me FC Shkupin, skuadër kjo që edhe këtë vit është një ndër skuadrat pretendente për dalje në Europë.

Trajneri i ri i FC Shkupit do të ketë një debutim të vështirë në Çair, duke pasur parasysh se do të përballen me Shkëndijën në kuadër të javës së katërt, ndërsa për tu njohur sa më afër me ekipin kundërshtarë, ai të hënën ishte prezent në shkallët e stadiumit në Tetovë ku ndoqi ndeshjen midis Shkëndijës dhe Bellasicës.

Comments