FEDERALIZIMI DHE DYGJUHËSIA, ARSOVSKI: “RETORIKA PËR FEDERALIZIMIN ËSHTË E RREJSHME”
“Dygjuhësia është hap liberal dhe evropian që Maqedonia duhet ta ndjekë”, ky është qëndrimi të cilin kryetari i LSDM-së Zoran Zaev po e shprehë në mitingjet zgjedhore.
“Shumëgjuhësia është kushtetutë liberale dhe proevropiane, federalizimi është vetëm në kokën e kuazi nacionalistëve dhe kuazipatriotëve . Prandaj, Maqedonia s’do të jetë asgjë tjetër përveç një shoqëri për të gjithë”, u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në paraqitjet e tij pohon se dygjuhësia do të kontribuojë në federalizimin e Maqedonisë.
“A mbështesni ju legalizimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin? A do t’u thoni motrave tuaja dhe bashkëqytetarëve në Maqedoni, çfarë do të thotë të lëshohet shansi dhe të humbet referendumi? LSDM dhe Zaevi me deklaratat e tyre, kanë qëllim të rrezikshëm dhe serioz, e kjo është federalizimi i Maqedonisë”, tha Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE.
Por sipas komunikologut Petar Arsovski, dilema që e paraqet VMRO-DPMNE-ja se LSDM i tradhton maqedonasit me idenë se gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, është e rrejshme.
“Në përpjekje për të fituar vota shqiptare, Zaev po përdor një narracion në fushatën zgjedhore që ka qenë e rezervuar vetëm për partitë shqiptare, si për shembull pranim të dygjuhësisë së plotë, të barazisë etj. Këtë, VMRO-DPMNE e shfrytëzon që t’i kthehet retorikës së saj nacionaliste dhe e përdor për ta sulmuar oponentin”, tha Petar Arsovski, Komunikolog.
Arsovski konsideron se federalizimi është një dilemë e rrejshme që promovohet nga partia qeverisëse, ndërsa në anën tjetër LSDM-ja kërkon të mbrohet nga kjo. Ai thotë se në këto zgjedhje, është e mundshme që në këto zgjedhje partitë shqiptare të kenë më pak deputetët në Parlament. Sipas tij, megjithatë, numri më i madh i shqiptarëve do të votojnë për partitë shqiptare.