Fëmija 6-vjeçar humb jetën në një bunar

272
fresco

midle
Fëmija 6-vjeçar humb jetën në një bunar

Një fëmijë i lindur në vitin 2010, ka humbur jetën tragjikisht në pasditen e sotme, pasi ka ra në një bunar, që gjendej afër shtëpisë.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për KosovaPress se policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:20 dhe pasi kanë shkuar njësitë në vendin e ngjarjes, në fshatin Cërnicë të Gjilanit, së bashku me ekipet mjekësore, është konstatuar vdekja e fëmijës nga mbytja në ujë.

Ai njoftoi se prokurori ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Prishtinë.

Fëmija besohet se kishte dalë nga shtëpia i vetëm dhe në një largësi prej 100 metrash, ka ra në një bunar të pashfrytëzuar ku dhe ka humbur jetën.

Comments