Një nënë e gjorë nga Hasanbegu kërkon Diellin që t’a ngrohë
Urim SALIHU
“Dolëm të ngrohemi pak në diell”: kjo frazë më ka goditur gjithë ditën.Brenda apo jashta shtëpisë është njëjtë.Vetëm ideja se një copë diell me dhëmbë si i thonë, mund t’u japë jetë njerëzve kjo i bën të rezistojnë .Por dita është e shkurtër ndërsa dimri sapo ka nisur.Vetëm kuptimi se po ngrohen i largon ata për pak momente nga tmerri i asaj jete që i ka shkatërruar.Vera i përvëloi duke u marrë gjithcka ndërsa dimri po u merr në heshtje jetën. Me dëshpërimin e një nëne ajo thotë se kurrë nuk kanë qenë mirë por këtë herë nuk kanë më asgjë.
Mbase edhe shumë të tjerë e kanë ndjerë këtë trishtim kur e kanë dëgjuar atë grua në moshë nga Hasanbegu.Në acarrin e dimrit , nën shpresën që po venitet ajo kërkon dicka që i duket e largët.Nën rrënojat e fatit ,ajo kërkon disa rreze dielli por edhe ata duket se po e braktisin.Pak më tej janë reklamat, bilbordet,fotografitë e kandidatëve për deputet .Premtimet e tyre Ajo kërkon tjetër gjë ,por kush e dëgjon zërin e saj që po perëndon? Kush mishërohet me të.Nuk kërkon luksin, as jetën moderne.Kërkon ngrohtësinë në këto ditë të ftohta në të cilat vdes shpresa e një nëne të gjorë .Kjo është kulmi i mjerimit .Një ditë e jetuar kështu, për të ka vlerën e një dhurate të vlefshme, të paktën ka vetëm një gjë që i ka mbetur nga gjithë kjo-fryma.Të tjerat nuk i ka më dhe ne të gjithë e shohim këtë nënë të gjorë se si po perëndon ose më mirë si po perëndojnë shumë të tjerë si ajo.Shteti u ka thënë moti lamtumirë.