
Pas shpalljes së epidemisë në gjithë territorin e shtetit, përveç nëpër kopshte, fëmijët nuk do të pranohen as nëpër shkolla, në qoftë se nuk janë të vaksinuar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se pavarësisht rregullativës ligjore për shkollim fillor të obligueshëm, ka mjaft nene që definojnë qartë se askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin publik, por as prindërit nuk ka të drejtë që ta rrezikojnë shëndetin e fëmijës së tyre.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Edhe pse ligji për shkollim fillor është obligativ për çdo fëmijë, megjithatë ka nene të definuara në mënyrë precize, në ligjin për mbrojtje të vendbanimit nga sëmundjet ngjitëse, rregullorja për imunizimin e këtyre sëmundjeve, se fëmijët duhet të vaksinohen. Pra, do të përsëris ashtu siç e kam thënë shumë herë deri tani, se asnjë fëmijë i pavaksinuar nuk do të pranohet as në kopsht dhe as në shkollë”.
Edhe pse u përfol se në disa qytete si Kumanovë, Kërçovë, Manastir, Prilip nuk ka vaksina, ministri Filipç mohoi një gjë të tillë dhe tha se sasitë e reja të vaksinave deri të premtën, do të jenë të shpërndara nëpër të gjitha qendrat e vaksinimit.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Vaksina ka mjaftueshëm, ka sasi të reja nga tenderi i ri, ku deri të premten do të distribuohen në të gjitha Shtëpitë e Shëndetit Publik, kështu që në këtë moment nuk ka ndonjë qendër që nuk posedon vaksina, megjithatë tashmë janë nga fundi sasitë dhe ja tani do të ketë sasi të mjaftueshme, apsolutisht për të gjitha grupmoshat, për të cilat është propozuar vaksinimi”.
Sa i përket masave të reja kundër fruthit, ministri tha se janë duke biseduar në mënyrë që të shtojnë edhe disa masa të tjera, por të njejtat do të bëhen me konsultimin e ekspertëve.
Ndërkaq, një ditë më parë u mor vendim që të shpallet gjendje epidemie në gjithë territorin e Republikës, përshkak se pothuajshe të gjithë qytetet ishin prekur nga kjo sëmundje, kurse gjendje epidemie ishte shpallur në gjashtë qytete, që përfshinin 55% të territorit. /SHENJA/