Ferizajasin e rrahin babai dhe gjyshi, njëri prej tyre përfundon në burg
Një person në Ferizaj është rrahur nga babai dhe gjyshi i tij.
Një rasti i dhunës në familje është regjistruar edhe në qytetin e Ferizajt.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 tetor ndërkaq është raportuar më 28 tetor nga vet viktima.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se viktima është keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij, i cili pas plagëve të marra ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/